Njoftohet se Roberto Cavalli i ka ofruar këngëtares Cheryl Cole 1.3 milion funte që të jetë fytyra kryesore e koleksionit vjeshtë/dimër.
Menjëherë pas kësaj oferte të Cavallit kanë reaguar me oferta edhe dy kompani tjera, të cilat po ashtu dëshirojnë ta kenë britanike si fytyrën reklamuese të produkteve të tyre.
Cheryl konsiderohet si një ikonë e marketingut të të ardhmes. Sipas Daily Mirror, ajo konsiderohet se do të mund të arrijë nivelin e Victoria Beckham në të ardhmen.
Cavalli në të kaluarën, po ashtu ka bashkëpunuar me Victoria Beckham dhe ka raporte të mira me ish-këngëtaren e “Spice Girls”, duke qenë se Posh Spice është një admiruese e koleksioneve të dizajnerit italian. /Denny/